5 sinjalet që dërgon një trup i sëmurë dhe që vuan mungesën...

5 sinjalet që dërgon një trup i sëmurë dhe që vuan mungesën e vitaminës C

383
0

 

Vitamina C është jashtëzakonisht e rëndësishme për të mbajtur trupin shëndetshëm dhe që të funksionojë siç duhet. Ju duhet të merrni sasinë e duhur të saj çdo ditë, sepse, ndryshe nga vitaminat e tjera, vitamina C nuk qëndron në sistemin tuaj për shumë kohë. Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar të njihni shenjat e mungesës së vitaminës C që në fillim, kështu që ju mund të përmirësoni shëndetin tuaj të përgjithshëm menjëherë.

1.Mishrat e dhëmbëve shpesh janë të fryrë dhe gjakosen shpejt.
Nëse ndiheni sikur po kujdeseni mirë për higjenën tuaj të dhëmbëve, por akoma keni mishra të enjtur dhe të gjakosur, provoni të merrni më shumë vitaminë C.

2.Flokët tuaj janë të brishtë dhe bien lehtësisht.
Nëse jeni duke përjetuar humbje dhe dobësim të flokëve, shanset janë që nuk po merrni dozën tuaj ditore të vitaminës C. Para se të shpenzoni një grumbull parash për produktet e flokëve, provoni të hani ushqime të pasura me vitaminë C si brokoli dhe kivi. Shumë ushqime që konsumohen së tepërmi kanë më tepër se mjaftueshëm vitaminë C, kështu që nuk është e nevojshme të merrni suplemente. Gjithçka që ju nevojitet është një dietë më e shëndetshme.

3.Keni fituar peshë pa asnjë arsye të dukshme.
Nëse nuk keni kaluar nëpër ndonjë ndryshim të madh në stilin e jetës tuaj, por akoma keni fituar peshë, mund të ketë lidhje me mungesën e vitaminës C. Hulumtimi i hershëm tregon një lidhje midis mungesës së vitaminës C dhe yndyrës së lartë të trupit, veçanërisht yndyrës në bark. Vitamina C ndihmon trupin tuaj të djegë dhjamin në mënyrë më efikase, kështu që nxirreni atë sallatën që po mendonit të hanit!

4.Ndjeheni të përgjumur dhe të lodhur gjatë ditës.
Nëse jeni duke fjetur sa duhet gjatë natës, por akoma ndiheni të ngadaltë gjatë ditës, atëherë është e mundur që nuk po merrni mjaftueshëm vitaminë C. Lodhja është një nga simptomat e shumta që vjen nga mungesa e vitaminës C në trupin tuaj . Ka të ngjarë që do të ndjeheni më pak të lodhur pasi të rregulloni marrjen tuaj ditore. Hani një kivi në vend që të pini disa filxhanë kafe.

5.Thonjtë tuaj janë të hollë dhe të dobët.
Trupi ka nevojë për vitaminë C në mënyrë që të thithë më mirë hekurin. Nëse sistemi juaj ka mungesë të vitaminës C, mund të çojë në anemi me mungesë hekuri, e cila shkakton thonjtë e brishtë. Nëse keni provuar një forcues të thonjve, por nuk keni parë ndonjë rezultat, mbase përmirësimi i dietës tuaj me fruta dhe perime më të freskëta, në të vërtetë mund ta rregullojë këtë çështje dhe të përmirësojë shëndetin tuaj të përgjithshëm.