5 bimët që mbajnë të balancuar funksionin e tiroides duke ju shpëtuar...

5 bimët që mbajnë të balancuar funksionin e tiroides duke ju shpëtuar nga shumë probleme

282
0

Gjëndra tiroide mund të jetë tepër aktive (hipertiroidizëm) ose joaktive(hipotiroidizëm). Në të dyja rastet, funksioni i kësaj gjëndre në formë fluture e vendosur në qafën tuaj, është e disbalancuar.  Ashtu si gjëndrat e tjera në trup, tiroidja prodhon dhe sekreton hormone– kimikate që rregullojnë dhe kontrollojnë aksionet e qelizave dhe organeve. Më poshtë janë disa nga rolet më të rëndësishme të kësaj gjëndre:

 

Rregullimi i aktivitetit të muskujve skeletorë dhe kardiakë

 

Riparimi i kockave

 

Transporti i elektroliteve ku nevojiten

 

Rregullimi i rritjes dhe zhvillimit trupor

 

Kontrolli i dëshirës seksuale

 

Rregullimi i ciklit menstrual

 

Sinteza e proteinave nga qelizat

 

Shndërrimi i ushqimit në ‘karburant’ që trupi mund ta përdorë për energji

 

Prodhimi i hormoneve që rregullojnë metabolizmin

 

Rregullimi i funksionimit të trurit

 

Shndërrimi i antioksidantit beta-karoten në vitaminë A

 

Me numrin e madh të roleve që duhet të kryejë 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë, është e qartë se mbajtja e gjëndrës tiroide në gjendje optimale është e rëndësishme.  Gjithmonë duhet të tregoheni të kujdesshëm në rast se dyshoni të keni probleme të gjëndrës tiroide.  Kështu  do të parandaloni çekuilibrimin hormonal që mund të ketë ndikim negativ në shëndetin tuaj pasi mund të preken funksione të ndryshme trupore.

Ka disa bimë të caktuara që është provuar se ndihmojnë në mbajtjen e gjëndrës tiroide në formë të shkëlqyer dhe për disa prej tyre mund të lexoni më poshtë.

Farat e linit. Në nga zgjidhjet më të mira për problemet me gjëndrën tiroide janë farat e linit. Përveçse të dobishme për aparatin tretës, pasi janë plot fibra të cilat luftojnë kapsllëkun dhe zvogëlojnë rrezikun për kancer të zorrës së trashë, konsumimi i një luge çaji fara lini në ditë mund të ndihmojë në mbajtjen  e gjëndrës tiroide të shëndetshme.

Jamballi. Provojeni rregullisht këtë bimë nëse keni një gjëndër tiroide joaktive sepse ndihmon në largimin e lodhjes–një nga simptomat e hipotiroidizmit. Jamballi gjithashtu redukton riskun e prekjes së gjëndrës tiroide nga kanceri.

Xhinxheri. Përveçse  i mrekullueshëm për problemet me tretjen dhe dhimbjen e kyçeve, është gjithashtu i shëndetshëm për tiroiden. Nëse shtohet në pjata të ndryshme gatimi, ose konsumohet si çaj, xhenxhefili siguron disa nga mineralet që i duhen gjëndrës tiroide për funksionimin e duhur: kalium, magnez dhe zink.

 

Hithra.  Kjo bimë furnizon tiroiden me jod. Konsumi i saj në formë çaji është mënyra më e përshtatshme për të ndihmuar në trajtimin e hipertiroidizmit ose hipotiroidizmit.

Echinacea. E njohur për forcimin e sistemit imunitar, echinacea është gjithashtu e dobishme për individët me tiroide aktive. Rrënja e kësaj bime ka një ndikim të favorshëm në gjëndrën tiroide. Zhytini ato në ujë të vluar dhe keni përftuar një pije të shkëlqyer për tiroiden.