49 ditë në pritje, Krimet e Rënda zbardhin vendimin e dënimit të...

49 ditë në pritje, Krimet e Rënda zbardhin vendimin e dënimit të ish-ministrit Saimir Tahiri

300
0

Krimet e Rënda kanë zbardhur vendimin e dënimit ndaj ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, vendim ky i marrë më 19 shtator 2019.

Vendimi me 140 faqe është dorëzuar këtë të hënë në sekretarinë e Gjykatës.

Pas 49 ditësh nga marrja e vendimit zyrtar, gjyqtarët Ardit Mustafaj, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka kanë zbardhur venimin mbi dënimin e Tahirit, përmes të cilit dënuam ish ministrim me:3 vite shërbim prove dhe 3 vite pa të drejtë për të ushtruar funksione publike.

Kujtojmë se, akuzat e trafikut të drogës në bashkëpunim dhe grup të strukturuar kriminal, mbi të cilat prokuroria kishte kërkuar që ish-ministri Tahiri të dënohej me 12 vite burg dhe vendimi u mor vetëm mbi akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda

Gjykata e dënoi Tahirin me 5 vite burg për këtë akuzë të re që në gjuhën juridike quhet, kualifikim i veprës penale: Shpërdorim të detyrës. Por me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në3.4 vite burgim. Edhe këtë dënim, gjykata vendosi ta konvertojë në 3 vite shërbim prove, periudhë në të cilën ish-ministri nuk duhet të kryejë asnjë vepër penale. Po ashtu, për 3 viteish-ministri Tahiri nuk duhet të ushtrojë funksione publike.