4 çiftet më të famshme shqiptare udhëtojnë drejt Italisë! Nga Firenze në...

4 çiftet më të famshme shqiptare udhëtojnë drejt Italisë! Nga Firenze në Capri çfarë i bëri bashkë aktorë, këngëtarë dhe moderatore (FOTOT)

420
0

Destinacioni që është ‘pushtuar’ nga katër çiftet më të famshme të shoëbiz-it shqiptar është Italia.

Çiftet Arbana Osmani-Eduart Grishaj, Bes Kallaku-Xhensila Myrtezaj, Ermal Mamaqi- Amarda Toska dhe Olsi Byluku- Egli Tako kanë udhëtuar në të njëjtin destinacion, Italinë.

 

Duket se disa kanë shkuar thjeshtë për argëtim, e të tjerë për projekte të ndryshme, por në të njëjtën kohë katër çiftet më të përfolura në showbiz, kanë zgjedhur shtetin fqinj si destinacion për të udhëtuar dhe kjo është një rastësi që duhet përmendur.

 

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj ndanë foto dhe video nga Firenze, ku mjaft të relaksuar, shijonin darkat italine dhe mes luksit hapnin në format më të çuditshme shishet e shampanjës.

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj, ndodhen gjithashtu nën shoqërinë e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt. Arbana Osmani nuk nguroi të publikonte foto me Xhensilën ku i shprehte vlerësimin, gjithashtu edhe këngëtarja tha gjithçka mendonte për të. Për më tepër videoja EPIKE e moderatores Arbana Osmani duke hapur shishen e shampanjës me një thikë gjigande, në praninë e Bes Kallakut do të mbahet mend (Lexo këtu).

Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska ndodhen në Capri, ku po shijojnë disa ditë romantike në çift. larg fëmijëve dhe punëve që nuk ju lënë shumë kohë për njëri-tjetrin, çifti ka menduar ‘të arratiset’ në destinacionin luksoz, mjaft të preferuar për të gjithë. Foto e video nga darkat romantike të kaluara bashkë, Ermali dhe Amarda nuk kanë lidhje me dy çiftet më lart, por kanë rastisur.

Olsi Bylyku dhe e dashura e tij Egli Tako ndodhen gjithashtu në Firenze, por bashkë me dy çiftet Arbana-Eduart dhe Bes-Xhensila. Me sa duket së bashku me mikun e tij, Bes Kallaku, Olsi Bylyku po xhiron pjesë nga filmi “Falco”, që pritet të dalë së shpejti në treg.

Gjithçka mbetet për t’u parë në publikimin e projektit që bëri bashkë kaq shumë çifte, por kjo rastësi na bëri tepër kuriozë!