3 muaj pa punë, punonjësit e transportit publik në Vlorë në protestë...

3 muaj pa punë, punonjësit e transportit publik në Vlorë në protestë për pagën e luftës

383
0

50 punonjës të transportit publik në Vlorë kanë dalë në protestë ditën e sotme para Prefekturës së Qarkut të Vlorës për pagën e luftës. Ata kanë mbi 3 muaj pa punë si pasojë e pandemisë por nuk kanë marrë pagën e luftës, siç ishte premtuar nga qeveria. “Jemi 3 muaj pa punë. Duam pagën e luftës që na është premtuar. Duam të dimë se cfarë do të bëhet me ne”, kanë thënë protestuesit.