3 MILIONË EURO VETËM PËR EMRIN E STADIUMIT TË RI, JA KUSHTET

3 MILIONË EURO VETËM PËR EMRIN E STADIUMIT TË RI, JA KUSHTET

387
0

3 milionë euro vetëm për emrin e stadiumit të ri, FSHF-ja zbulon KUSHTET që duhen plotësuar

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë me një njoftim zyrtar ku bën me dije se kërkohet një sponsor për stadiumin e ri kombëtarr.

Institucioni i futbollit në vend kërkon një kompani që do të blejë të drejtën e emrit të impiantit të ri për së paku për një shifër prej 3 milionë eurosh, për një periudhë 5 vjeçare. Më poshtë njihuni me lajmërimin e bërë nga mediet ku sa më lart thuhet:

“Federata Shqiptare Futbollit njofton se po kërkon një sponsor për stadiumin e ri kombëtar. E drejta për të qënë sponsor përfshin blerjen e të drejtave të emrit të stadiumit të ri si dhe perfitime të tjera.

Çdo kompani e interesuar duhet të permbush kriteret bazë që janë:

Të jetë një kompani me një xhiro prej të paktën 10 milion euro në vit

Të jetë një kompani që gëzon emër të mirë dhe reputacion të rëndësishëm kombëtar dhe/ose ndërkombetar

Shitja e të drejtave të emrit do të ketë një afat minimal prej 5 vitesh dhe një çmim dysheme prej 600 mijë euro në vit.

Çdo subjekt që vlerëson se përmbush kriteret e mësipërme dhe shfaq interes për ofertën duhet të paraqes një letër për shfaqje interesi deri më datën 15 Gusht 2019.