22 vite më vonë, Bill Clinton rrëfehet për skandalin e tradhtisë me...

22 vite më vonë, Bill Clinton rrëfehet për skandalin e tradhtisë me Monica Lewinsky-n: Ja përse e bëra!

423
0

Skandali seksual i Bill Clinton me Monica Lewinsky-n, i cili ndodhi mes viteve 1995-1997, bëri bujë të madhe në të gjitha mediat dhe ishte ngjarja më e përfolur e momentit. Linda Tripp, ish-zyrtare e Pentagonit, nisi të përgjonte telefonatat e Monica-s ku fliste për marrëdhënie intime me presidentin, duke zbuluar të fshehtën e tyre.

Tashmë kanë kaluar 22 vite nga skandali dhe së fundmi ka reaguar edhe vetë Clinton nëpërmjet një deklarate të bujshme për “Daily Mail” ku tregon se ka bërë çdo gjë në një moment kur ishte në ankth dhe i stresuar. Bill zbulon se në kohën kur ai u takua me Lewinsky presioni i punës ishte shumë i madh dhe ai e pa atë si një person që do e shpëtonte. Ai thotë se e gjitha ndodhi pasi të dy dëshironin edhe pse tani ai është i penduar.

Bill tha se në atë kohë, kjo ndikoi edhe në martesën e tij me Hillary, megjithatë ata ia dolën ta kalonin.

 

Skandali seksual do të bëhet film dhe pritet që të nisë trasmetimin më 27 shtator të vitit 2020.