151– Vjet Kanada, FRASHËRI: Kanadaja, rol të madh në momentet më të...

151– Vjet Kanada, FRASHËRI: Kanadaja, rol të madh në momentet më të vështira të vendit tonë

651
0

Më rastin e festës Kombëtare të Kanadasë, Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Çështjeve Kombëtare, Kastriot Frashëri, në mesashin e tij të urimit thekson rolin e madh që ka luajtur Kanadaja në momentet më të vështira të vendit tonë. Në emër të Institutit të Çështjeve  Kombëtare dhe në emrin e tij tij personal t, ai nënvizoi marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve tona, mbështetur në miqësinë e fortë dhe në ndihmën e pakursyer të Kanadasë ndaj popullit shqiptar. “Kam nderin dhe kënaqësinë e madhe që me rastin e Festës Kombëtare të Kanadasë t’ju dërgoj, të gjithë miqve tanë kanadezë, popullit dhe qeverisë së saj urimet më të ngrohta dhe më të përzemërta, për më shumë lumturi, prosporitet dhe begati të Kanadasë! Dëshiroj, me këtë rast, që në emër të Institutit të Çështjeve  Kombëtare dhe në emrin tim personal të nënvizoj me kënaqësi marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve tona, mbështetur në miqësinë e fortë dhe në ndihmën e pakursyer të Kanadasë ndaj popullit shqiptar, si edhe të shpreh bindjen në intensifikimin e pasurimin në vazhdimësi të bashkëpunimit në të gjitha fushat e interesit reciprok për dy popujt tanë. Instituti i Çështjeve Kombëtare çmon lart rolin e madh që Kanadaja ka luajtur në momentet më të vështira të vendit, si edhe kontributin e vazhdueshëm dhe asistencën teknike në mbështetje të forcave të armatosura, zhvillimin e ekonomisë dhe të reformave për forcimin dhe konsolidimin e shtetit ligjor, si edhe mbështetjen e saj në proceset Euro-Atlantike. Ne jemi krenarë që në këtë jubile të madh arritjesh të Kanadasë, jo vetëm në ditëlindjen e saj të 151, por edhe të 31-vjetorit të vendosjes së mardhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Kanadasë, të kujtojmë me krenari edhe kontributin e Institutit të Çështjeve Kombëtare që ka dhënë për mëse një dekadë për forcimin e këtyre marrëdhënieve, si dhe për krijimin e urave të miqësisë përmes konsolidimit të komunitetit shqiptar në Kanada”-thuhet në mesazhin e urimit të zotit Kastriot FRASHËRI, Drejtor i Përgjithshëm i Instituti i Çështjeve Kombëtare.