14 trajnerë të larguar në 28 javë, mbijeton vetëm Daja dhe Dovedan

14 trajnerë të larguar në 28 javë, mbijeton vetëm Daja dhe Dovedan

410
0

 

Mirsad Jonuz ishte trajneri i fundit që vendosi të braktis Superligën, respektoi kontratën deri më 31 maj duke mos preferuar të kthehet më në Shkodër. Tekniku maqedonas është i vetëm rasti i fundit, Superliga nuk zhgënjen në shifra as këtë sezon duke e dërguar në 14 numrin e trajnerëve të larguar ose të shkarkuar. Këtë listë të zezë e kryeson Luftëtari me katër trajner të larguar, me raste nga më të çuditshmet si ai i Dalipit që nuk zhvilloi asnjë sfidë zyrtare. Shkarkime dhe largime trajnerësh kanë shoqëruar edhe dy klubet e kryeqytetit, Tiranën dhe Partizanin.

Egbo është trajneri i tretë që ulet në stolin e bardhebluve, më herët u larguan Mema dhe Ahmataj. Nuk po gjen qetësi as ekipi i kuq. Adolfo Sormani është trajneri i trete që ulet në stol, më herët këtë post e mbajtën Franko Lerda dhe Renaldo Kalari. Ndryshme ka pasur edhe në stolin e Kukësit, me Shehin që zëvendësoj Shpëtim Duron, në Laç, Armando Cungu zëvendësoi Starovën ndërsa në Durrës, Edi Martini mori vendin e Shkëmbit në krye të Teutës. Dy ekipet e vetme që nuk kanë ndryshuar trajner janë Skënderbeu dhe Bylis. Ilir Daja është i vetmi të cilit pozitat nuk i janë lëkundur në asnjë moment ndërsa Dovedan në një pikë të sezonit dha dorëheqjen por që nuk u para nga drejtuesit e klubit. 8 javë përpara fundit të sezonit janë ende disa pankina që vijojnë të lëkunden, si stoli i Sormanit, pavarësisht se italiani vijon të ketë besimin e stafit drejtues, të paktën deri më tani.