Bregdeti i Vlorës është vizituar gjatë ditës së sotme nga një specie e rrallë. Dëshmitarët e momentit kanë filmuar një fokë, e cila ka qëndruar për disa momente në brigjet tona. Pasi qëndroi për disa minuta në bregdet, më pas foka është larguar. Ndërsa ky gjitar ka qenë i përhapur në zonat e Mesdheut, në ditët e sotme është thuajse i zhdukur dhe të shikoni një të tillë është diçka e rrallë. Kujtojmë se në nëntor në brigjet e Durrësit u kap një peshkaqen i gjatë rreth 4 metra.