Ferrari që po “terrorizon” Tiranën, po tremb edhe policët (Foto)

Ferrari që po “terrorizon” Tiranën, po tremb edhe policët (Foto)

774
0

1screenshot-8_1475661563-1925555

Një makinë Ferrari është parë dje të qarkullojë në rrugët e Tiranës, ku qytetarët raportojnë se lëvizte me shpejtësi e mbi të gjitha ka parkuar në vend të gabuar, por që për çudi s’e ka prekur askush.

Makina luksoze kishte parkuar te “21 Dhjetori”, pas tabelës që e ndalon një veprim të tillë, shkruajnë mediat shqiptare. Sipas dëshmitarëve, në vendngjarje erdhi Policia e Shtetit së bashku me një karrotrec, por pasi e panë për disa momente makinën, nuk morën asnjë masë dhe vendosën të largoheshin. Po sipas dëshmitarëve, pas pak mbërriti edhe shoferi, i cili hipi pa u shqetësuar në makinë dhe u largua në punë të tij.