Zv/kryeministrja nga radhët e Partisë Demokratike, Ledina Mandia, ka thirrur sot në një takim tre ministra të LSI, në zyrën e saj në Kryeministri. Në këtë takim kanë marrë pjesë ministrat Klajda Gjosha, Lefter Koka, Sokol Dervishaj, ndërsa ka qenë i pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë, Engjëll Agaçi. Në fokus të takimit ishte prezantimi i zv/kryeministres me ministrat si dhe diskutime lidhur me procesin zgjedhor të 25 qershorit.