Kryesia e Shoqatës “Bashkimi i Përgjithshëm i Pensionistëve të Shqipërisë” ka kënaqësinë dhe uron kryeministrin Rama, të zgjedhurit e PS për fitoren e thellë në zgjedhjet e 25 qershorit. Ajo e vlerëson këtë fitore si fitore të popullit shqiptar që do ta çojë drejt progresit dhe integrimit europian. Ka besim se qeveria e re me shumicë parlamentare do të ndikojë fuqishëm në kryerjen e reformave të rëndësishme të vendit e veçanërisht atë të drejtësisë. Ky përfaqësim me 74 deputetë është sa përgëzues aq edhe i përgjegjshëm për ta çuar vendin drejt progresit. Ne sygjerojmë qeverisë dhe parlamentit të ketë prioritet të vetin miratimin e statusit të pensionistit. Pjesë të tij janë pasur parasyshë dhe kanë marrë një formë zgjidhje. Tani puna duhet përqëndruar në hartimin dhe miratimin përfundimtar të këtij statusi. Këtë e dikton masa e gjerë e pensionistëve të cilët zënë 12% të popullsisë me trend në rritje ku më 2050 do të zë 20% të popullsisë së vendit. Masa e pensionit të tyre që është nën 100 euro për zonat urbane dhe 60 euro në zonat rurale. Aktualisht ata sot marrin vetëm 28 % të pagës nga 70% të saj që merrnin në monizëm masë pensioni. 40.3% të tyre janë të varfër dhe vetëm 1.9 % të mirëqenë. Në këto kushte Kryesia e Shoqatës sygjeron të mos ketë pension shteti nën 20000 lekë në muaj. Rreth 92 mijë të moshuar janë të vetmuar. Ata kanë nevoja të ngutshme për futjen e shpërblimit të kujdestarisë sepse ndimesa e grupeve vullnetare nuk e përballon dot. Pozicioni i tyre social është në nivelet më të ulta. Zëri i tyre është pothuajse i neglizhuar pavarësisht nga potencialet e tyre intelektuale, profesionale dhe shkencore. Asnjë qindarkë nuk është e përcaktuar për edukimin dhe argëtimin e tyre. Nuk është parashikuar asnjë llojë planifikimi për plazh apo në qendra klimaterike, të cilat vetë i ndërtuan. Gjendja shëndetsore e tyre paraqitet e rënduar. Çdo vit vdesin 31-32000 pensionistë. 22.1% nuk kanë shëndet të mirë. 8.5% nuk lëvizin dot nga vendi. 76% në zonat rurale dhe 37 % në zonat urbane vuajn nga një sëmundje kronike, kryesisht kardiovaskulare, diabet, gastro-intestinale etj. Janë këto e plot të tjera arsye që na bëjnë që të insisitojmë dhe t’i kërkojmë qeverisë Rama miratimin e statusit të pensionistit. Kryesia e Shoqatës “BPPSH” përgëzon dhe falenderon qeverinë për rritjen e moshës nga 65-70 vjeç për kryerjen e kontrollit shëndetësor një herë në vit, rillogaritjen e 20 mijë pensioneve që kanë dalë nga viti 1993-1996, vazhdimsinë e paketës së Solidaritetit me tendecë rritje nga 7-10 mijë lekë në fund të vitit për çdo pensionist etj. Përfundimisht qeveria nevoitet të hartojë një strategji të saktë dhe konkrete zhvillimi për moshën e tretë ku të parashikojë ngritjen e një pallati apo selie për moshën e tretë, e cila të administrohet nga Shoqata “BPPSH”, siç e ka Kosova, Sllovenia dhe vendet e rajonit. Të planifikohet që 10 % e privatizimeve në shkallë vendi t’i kalojë Shoqatës “BPPSH” siç e ka Kosova. Të parashihet në buxhetin e Ministrisë Mirëqenies Sociale dhe Rinisë një aktivitet kombëtar për pensionistët siç e ka Sllovenia Festivalin e të Moshuarve dhe Panairin me punimet e tyre artizane, medicinën e ushqimet bio. Po kështu nga kjo Ministri të subvecionohet botimi i gazetës “Zëri i Pensionistit” e vetmja medie e shkruar për këtë kategori moshore, me një kosto 600.000 lekë në vit.Të parashihet në buxhetin e shtetit sigurimi i strehimit falas për të gjithë të moshuarit 70 vjeç e lart që janë vetëm ose çift pa burime të tjera të ardhurash. Të bëhen të gjitha përpjekjet që brenda mandatit të kësaj qeverie të sigurohet udhëtimi falas urban dhe gjysëm çmimi udhëtimi interurban i pensionistëve. Të synohet që brenda mandatit të dytë të kësaj qeverie të ndërtohet një Qendër Sociale në rrang Bashkie dhe në të gjitha njësitë administrative të Tiranës. Të parashikohet në të gjithë Bashkitë e vendit një buxhet i përcaktuar si zë i veçantë për sigurimin e ndimës së shpejtë dhe organizimin e veprimtarive kulturore, artistike e sportive të kësaj kategorie moshore. Kjo do të eleminojë korrupsionin dhe do t’i shërbejë drejt për së drejti shëndetit, edukimit dhe pushimit të kulturuar të tyre. Shoqata “Bashkimi i Përgjithshëm i Pensionistëve të Shqipërisë” shpreh bindjen se qeveria Rama do t’i fusi këto prioritete në strategjinë e zhvillimit të përgjithshëm të vendit. Njëkohësisht ajo shpreh gatishmërinë për të dhënë ndimesën e saj kodo që ta shohin të nevojshme si qeveria ashtu edhe drejtuesit vendorë.
P/KRYESINË E SHOQATËS “BPPSH”
KRYETARI
FAIK XHANI