ZGJOHUNI BASHKATDHETAR! (Mbresa nga dreka në Restorantin “La Fontana Della Citta” në...

ZGJOHUNI BASHKATDHETAR! (Mbresa nga dreka në Restorantin “La Fontana Della Citta” në Filadelfia)/ Nga Tajar Domi

739
0

Eshtë kjo thirrja që del nga zemra dhe shpirti i pjesëmarrësve në drekën e ofruar nga bashkë pronarët e restorantit “La Fontana Della Citta” në qendër të qytetit të Filadelfias në SHBA. Tek shumë prej tyre ajo shprehej me fjalë dhe zë në bisedat mes njeri-tjetrit, ndërsa tek një pjesë tjetër ajo ndjehej brenda trupit e shihej në fytyrat që shprehnin gëzimin por dukeshin sikur ishin gati të thonin : zgjohuni o bashkatdhetar që banoni në qytetin e Filadelfias! Këto emocione u krijuan në drekën që organizuan pronarët e ketij lokali, vëllezërit Gani e Bujar Daku si dhe Rafael Kupa, në vazhdim të fushatës për mbledhjen e fondit të nevojshëm për blerjen e Godinës së Re, që do të shërbejë si ambjent për shkollën shqipe dhe si qendër e komunitetit tonë, këtu në Filadelfia. Ishte një inisiativë e tyre, që na u bë prezent në bisedën që patëm dy javë më parë. “Lokali ka ambjent për rreth 120 veta. Gjithëçka do të jetë në funksion të qëllimit të fushatës që shoqata ka hapur, pra ne jemi në shërbim të pjesëmarrësve të kësaj dreke dhe të ardhurat që do të grumbullohen do të destinohen në llogarinë e shoqatës për godinën e re. Përvec kësaj, individualisht do të shtojmë edhe nga një mijë dollarë secili, për këtë qëllim “, – këto ishin fjalët që thanë dhe i bënë realitet zotërinjtë e mësipërm, me datën 18 shkurt të këtij viti.

Për lexuesit po japim disa mbresa dhe vlerësime të kësaj dite: Ganiu, Bujari dhe Rafaeli kanë

ardhur këtu në Filadelfia, në vitet e para pas ’90-ës nga fshati Radomirë i Kalasë së Dodës, duke mbart me vete cilësitë njerëzore, të punës e të cilësisë së jetesës të kësaj zone dhe në mënyrë të drejtëpërdrejtë të origjinës e fisit të tyre. Bujaria, mikpritja, besa dhe ndihma për të tjerët e për vatan, janë të tjera tipare që dera e madhe e gjyshërve të tyre, Rrahim Dakut e Bajram Kupës, i ka përcjellë në brezat e mëvonshëm deri tek ky brez për të cilin po flasim. Populli ka një fjalë të urtë: “Ku ka qenë, ka me qenë“. Prandaj nuk mund të ndodhte ndryshe edhe me nipat. Nuk janë vetëm Ganiu, Bujari e Rafaeli, nga trungjet e tyre që kanë ndërtuar jetën e tyre familjare këtu në Filadelfia, por një numër i madh kushërinjsh zotërojnë e menaxhojnë bizneset, punojnë e shkollojnë fëmijtë në shkolla të mesme e të larta prestigjioze në shtetin Pennsylvania e në të tjera shtete në SHBA. Ka mjaft emra, por midis tyre përmendim Qazim Kupën, Kalosh Kupën, vëllezërit Nuri, Gëzim e Sadik Kupën, Destan Kupën, Haxhi Kupën, Hamit Kupën, vëllezërit Jashar e Hekuran Daku me restorantin “Il Fiore”, Shpëtim Daku me “Belini Grill”, Astrit Dakun me “Amici “restorant etj. Komuniteti ynë e ka të fresket akoma solidaritetin dhe ndihmën që Kaloshi përpara dy vitesh ofroi në vdekjen e bashkatdhetarit Hasan Kotarja, duke shëndrruar Kafen e tij në ambjent pritje e përcjellje gjatë një jave dhe të gjitha shpenzimet e bëra i përballoi vete dhe jo familja e të ndjerit. Ndërsa të tjerë njerëz nga komuniteti i krijuan kushte kësaj familje, që ajo të ketë një shtëpi të sajën për banim. Pra, nuk është hera e parë që antarët e komunitetit e bisnesi iu gjenden pranë njerëzve të tyre në nevojat apo fatkeqesitë që ato mund të kenë. Por e vecanta e kësaj dite ishte e madhe: Ishte ndjenja e brendëshme atdhetare e këtyre djemve, dashuria për gjuhën e kulturën tonë kombëtare dhe që ajo të trashëgohet edhe këtu në kontinentin e largët, pa ndonjë shtysë tjetër, që i detyroi ata të bëhen pjesë e rëndësishme e kontributit për blerjen e godinës së shkollës shqipe. Kjo ditë shpreh më së miri faktin pozitiv së tashmë edhe bisnesi po e sheh si nevojë të domosdoshme jo vetëm bashkëpunimin mes veti por edhe detyrimin për të kontribuar në nevojat e përbashkëta të komunitetit, vecanërisht për të tilla raste që kanë të bëjnë me trashëgiminë e gjuhës e kulturës tonë kombëtare. Por për hir të së vërtetës duhet thënë që jo të gjithë bashkatdhetarët e ndjejnë këtë detyrim të tyre. Një pjesë e mirë e zotëruesve të bisneseve, qëndrojnë larg duke shprehur mendime nga më të ndryshmet, shumë prej tyre të pa justifikuara. Sigurisht gjithë kush i ka krijuar me mund të madh këto bisnese, me djersë, me punë natë e ditë e me atë stresin që të krijon kjo lloj pune. Por një pjesë e madhe e këtyre bisneseve, nuk duhet të harrojnë që ata kanë komunitetin shqiptar si pjesën kryesore me të cilën realizojnë të ardhurat nga bisnesi. Prandaj për këtë pjesë është adresuar titulli i këtij shkrimi duke pretenduar të “zgjojë” këta bashkatdhetar me kujtimet e vendlindjes dhe me dëshirën që shumë prej këtyre kujtimeve vecanërisht ato që kanë të bëjnë me historinë e gjuhën,të bëhen pjesë e jetës të brezit të fëmijve të lindur ose jo në Amerikë.

Por, le të kalojmë tek dreka e sotme në restorantin “La Fontana Della Citta”, ku gjithcka ishte përfekte: Pritja, shërbimi, guzhina me cilësinë, shumëllojshmërinë dhe sasinë e ushqimit të ofruar. Nën tingujt e muzikës shqip, cdo kush zuri vendin në tavolinat përkatëse të zgjedhura me shokët e miqtë e afërt me të cilët shoqëroheshin. Djem dhe vajza të reja që shërbenin të qeshur e bisedonin lirshëm me bashkatdhetarët e tyre, shumica student që vinin nga Tirana, Përmeti, Dibra, Kukësi e qytete të tjera të Shqipërisë, i dhanë kënaqësi me vete kësaj dreke. Shefi i këtij restoranti, ishte një antar aktiv i komunitetit shqiptar, që në cdo bisedë e gjen të diskutojë i kënaqur vetëm për përparimin dhe bashkimin e shqiptarëve. Ky është Enver Parllaku, ish mësues dhe drejtues shkollë për shumë vite në Kukes (por stafi i punës në lokal e therrasin” Xhaxhi”) ndërsa këtu në Filadelfia më i madhi në familjen e madhe Parllaku, që së bashku me djalin e tij Arjanin menaxhojnë këtë lokal. Nën emocionet e mëdhaja të atmosferës së këndëshme që u krijua, në një moment Enveri u drejtohet bashkatdhetarëve: “Mirë se erdhët, kënaquni dhe harroni menunë e ofruar. Ne do t’ju sherbejmë me gjithcka dëshironi dhe sa të dëshironi. Të mos harrojmë se jemi këtu për një qëllim të madh, për një hap të madh që shoqata “Bijte e Shqipes “ka ndërmarrë, dhe që vetëm së bashku e arrijmë atë”. Herë pas here, shefi i financës së shoqatës z. Bujar Gjoka, i njeh pjesëmarrësit me emrat e atyre që gjatë kohës së mbrëmjes po dhuronin shumat e mundëshme financiare, jo vetëm ata që ishin present si Dëfrim & Eva Pajollari, LA Auto (Arbër Saliaj), Kujtim Toçilla dhe Muhamet Toçilla, por edhe të tjerë që u deklaruan nëpërmjet telefonit si Ismet Ajvazi, Kalosh Kupa, Luan Kotarja, Luan Koka, Hajri Shehu, Shefqet Beqja etj. Tek dëgjoja listën me emrat që po lexoheshin, mendja me shkonte tek organizimet dhe takimet e mëparshme me përfaqësues të bisneseve dhe ku disa prej tyre jo vetëm ndihmuan financiarisht, por morën përsipër realizimin e punimeve që janë të nevojshme pas blerjes së kësaj godine. Të tillë emra si Mexhit Koboci e Albert Sula, Agim Beluli e Arsen Meminaj, Ferhat Ferko, Artan Ismailianji e Rruzhdi Karaj, forconin bindjen tonë se fushata e fondeve do të realizohej. Deri ditën e sotme, shuma e grumbulluar e kalonte gjysmën e asaj që nevoitej, dhe brenda një kohë të shkurtër. Kjo përbënte një argument tjetër se gjithcka do të mbyllej me sukses, pasi sic thote populli: “Kur është bërë gjysma e punës, cdo gjë është e arritshme”. Koha po kalonte me shpejtësi, kur në një cast Enveri me fton të takoja dikë që kishte kërkuar të bisedont , të cilën kur u afrova e pashë që e njihja. Ishte Elsa, një dashamirëse e punës që bëhet nga shoqata me komunitetin.

Ajo kishte ardhur se bashku me dy vajzat e saj Suela e Lorena të cilat po shkollohen dhe punojnë këtu në Filadelfia, të ardhura dy vite me parë nga emigrimi në Greqi. Ajo për të cilën donte të bisedonte, më preku por edhe më emocionoi: Desha të kontriboj dicka ne këtë fushatë që është hapur, por mundësitë e mia financiare nuk më lejojnë. Prandaj po i kërkoj Enverit, meqenëse kam experiencë nga Greqia të punës me restorantin, të më krijojë mundësinë të punoj një ditë në javë këtu për një ose dy muaj, dhe paga ime të kalojë në llogarinë e hapur nga shoqata për këtë qëllim”.

Image may contain: 5 people, indoor

Nuk e prisja dicka të tillë, por duke e mbledhur veten pashe qe Enveri u tregua I gatshem, ndersa qe te dy ishim te mendimit se paga e saj duhet te shkonte për familjen, me së pari. Eshte një rast i rrallë, që me jep të drejtë për titullin e shkrimit nëpërmjet të cilit duam tëe themi: “Zgjohuni ju të dashur bashkatdhetar, veëanerisht ju bisnesmenë, që akoma nuk jeni bërë pjesë e kesaj fushate. Dhuroni ju sot për veten dhe për fëmijtë tuaj, dhe lereni të tjerët siç është edhe zonja e nderuar Elsa, që nuk kanë mundësi sot, ta bëjnë këtë nesër, ndoshta më mirë se sa ju dhe ne tani”.

Image may contain: 9 people, people smiling, people sitting, table and indoor

Në vazhdim të kësaj atmosphere, zotërinjte Llazar Vero, Petrit Zanaj, Bujar Gjoka, Sadik Elshani e dikush tjeter i përshëndetën pjesëmarrësit duke mos harruar të marrin përsipër edhe në vazhdim punën dhe kontaktet me antarët e komunitetit në sherbim të ketij misioni.

Image may contain: 2 people, people sitting, table and indoor

Në emër të të gjithë pjesëmarrësve, falenderojmë dhe vlerësojmë personelin e restorantit për ushqimin cilësor e shërbimin me plot profesionalizëm që na bëtë në këtë drekë.

I falenderojë me zemër e shpirt, pronarët e restorantit “La Fontana Della Citta” në qëndër të qytetit të Filadelfias, për kontributin e dhënë sot jo vetëm financiarisht, por edhe në krijimin e mundësive të bashkimit midis shqiptarëve nepërmjet festimeve të këtij lloj, duke shpresuar se kjo do të jetë sensibilizuese edhe për të tjerë përfaqesues biznesesh që të realizojnë në ditët në vazhdim të tilla veprimtari.

 

Filadelfia , 18 shkurt 2018