
Lëkura është organi më i madh i trupit të njeriut, ndaj së cilit duhet të tregojmë kujdesin maksimal. Nëse rrobat mbulojnë e mbrojnë një pjesë të mirë të lëkurës, ajo e fytyrës është e ekspozuar ndaj çdo agjenti të jashtëm, duke e bërë më të prirur ndaj tharjes, skuqjes , irritimit etj. Megjithatë pavarisht gamës së gjerë të produkteve për çdo tip lëkure ekzistojnë dhe produkte të përdorimit të përditshëm që mund të bëjnë mrekullira. Vetëm një përbërës që mund të trajtojë shumë nga problemet tuaja të lëkurës.
Soda e bukës për trajtimin e akneve, për qeskat dhe ngjyrën e errët poshtë syve kur jeni të lodhur.
Sode buke për trajtimin e akneve
Përdorimi i sodës së buke për heqjen e puçrrave nuk është një gjë e re. Njerëzit kanë qenë duke përdorur këtë përbërës për vite të tëra. Kjo mund të ju ndihmojë të rigjallëroni lëkurën tuaj.
Si ta përdorni
Përzieni 1 lugë çaji sode buke në një pjatë të vogël me një pikë ujë. Vendoseni këtë përzierje në gishtat tuaj dhe masazhoni fytyrën dhe me të
Lajeni mirë dhe përsëriteni këtë proces 4 herë në javë . Shërben si një eksfoljantë i butë që eleminon qelizat e vdekura. Shenjat e akneve do të zbehen dhe do të parandalohet mbiprodhimi i sebumit.
Zbehja e rrathëve të errët dhe qeskave nën sy
Lëkura në këtë zonë është tejet delikate, por kjo është një nga maskat më efektive dhe përmban vetëm dy përbërës. Shtoni 1 lugë çaji sode buke në një gotë me ujë të nxehtë ose çaj. Përzieni përbërësit mire. Merrni 2 pambukë, lagini në këtë gotë dhe vendosini për 15 minuta nën sytë tuaj. Lajeni mirë fytyrën dhe aplikoni krem hidratant. Brenda një kohe të shkurtër, do të habiteni nga rezultati.