Zgjedhjet, PS-PDIU betejë për Tiranën

Zgjedhjet, PS-PDIU betejë për Tiranën

468
0

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri ka deklaruar se nga dita e sotme asnjë subjekt politik nuk mund të bëjë kërkesë për të kontestuar tabelat përmbledhëse të rezultateve të zgjedhjeve të 25 qershorit. Klement Zguri tha për mediat se tre parti kanë kontestuar rezultatin e zgjedhjeve. Ato janë PDIU që konteston tabelat në qarkun e Tiranës, PD që konteston rezultatin në qarkun e Beratit dhe PS që konteston tabelat gjithashtu në qarkun e Tiranës. “PDIU ka kontestuar tabelën përmbledhëse për qarkun Tiranë. PD ka kontestuar tabelën përmbledhëse për qarkun Berat, PS ka kontestuar tabelën përmbledhëse të rezultatit për qarkun Tiranë”, u shpreh kreu i KQZ. PDIU në Tiranë nuk ka marrë asnjë mandat deputeti, duke mbetur jashtë Kuvendit kreu i kësaj partie Shpëtim Idrizi. PDIU ka denoncuar dy ditë më parë se janë vjedhur votat e saj. Duket se “beteja” mes PDIU dhe PS do të vijojë për një mandat deputeti në Tiranë, që çamët kërkojnë t’ia marrin socialistëve.