Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka pranuar deri më tani mbi 42 mijë aplikime për të votuar nga diaspora në zgjedhjet e 6 tetorit në Koosvë.
Zëdhënësi Valmir Elezi tha se numri i saktë votuesve do të bëhet me dije pas vlerësimit të këtyre aplikimeve.
“42 mijë aplikacione per të votuar janë pranuar në KQZ nga diaspora. Numri i saktë i votuesve në diasporë do të dihet pas vlerësimit të këtyre aplikacioneve. 42 mijë aplikantë përafërsisht janë 5 përqind e elektoratit aktiv kosovar”, tha ai për Gazetën Metro.
“Nuk është përmbyllur shqyrtimi i tyre. Tek pastaj e dijmë shifren e saktë se sa persona janeë regjistruar të suksesshem si votues jashtë Kosovës”, vijoi më tej Elezi.
Ndërkohë ai kujtoi se në zgjedhjet e e vitit 2017 janë pranuar rreth 20 mijë aplikime, janë aprovuar 15 mijë, ndërsa kanë votuar me postë rreth 5 mijë.