
Zëvendëskryeministri Erion Braçe përmes një postimi në rrjetet sociale ka denoncuar vjedhjen që iu bëhet tregtarëve të Divjakës, ku qepa dhe patatja iu merren me një çmim qesharak, dhe në tregjet e Tiranës shiten disafish më shumë. Braçe shkruan se qepa e Divjakës iu merret fermerëve me 15 lekë dhe shitet me 120 lekë në Tiranë, deri në 8 herë më shtrenjtë, ndërkohë që e njëjta gjë ndodh dhe me çmimin e patateve.
ZV kryeminsitri shprehet se kjo rritje artificiale e çmimeve sjell dhe një ulje të konsumit të qytetarëve, çmimet për të cilët janë shtrenjtuar nga tregtarët e mëdhenj. Duke qenë se nuk ka marrë një zgjidhje ndryshe, Braçe shkruan se tregtarët e Divjakës do të kenë një çmim të unifikuar, pasi zgjidhje tjetër nuk kanë.
Postimi i plotë:
KJO ESHTE GRABITJE E DYFISHTE! Kam qene prej mengjesit ne tregjet publike te fruta perimeve ne Tirane; Ndoqa cmimet per dy produkte, qepen e thate-e re, pataten-e re. TE DYJA PRODUKTE EKSKLUZIVE TE DIVJAKES! Vjelja sapo ka nisur ne Divjake dhe produkti sa ka dale ne treg; Por shihni cfare GRABITJEJE eshte: Cmimi dje i qepes ne DIVJAKE u ul dramatikisht ne vetem 15 LEKE/KG; Cmimi sot i te njejtes qepe te marre dje ne DIVJAKE, ne cdo treg te Tiranes eshte nga 70 LEKE/KG NE 120 LEKE/KG! Kuptoni? NGA 4.7 HERE ME SHTRENJTE DERI NE 8 HERE ME SHTRENJTE! Grabitja e pare eshte ndaj bujkut ne DIVJAKE; Ulja e cmimit deri ne 40% nen kosto, ne nje super produkti per te cilin 7 muaj me rradhe ai, bujku ka punuar 12-14 ore ne dite e ka paguar pa fund nga mbjellja ne cdo sherbim, ESHTE NJE SUPERGRABITJE! Imagjinoni, nje tregetar “shumice” qe ben thjesht transportin nga Divjaka ne Tirane, fiton 20, 30, 40 leke per kg, 50, 100, 200, 250% me shume se bujku qe eshte rropatur 7 muaj me rradhe! Kush nuk e kupton, e shperfill, e nenvlereson kete, te vije ta ule njehere menderen ne fushat e Divjakes; Kush me tregon tregun e rregullat tij duhet ta qepe e te kuptoj qe ky eshte pazar e ska lidhje me tregun kerkund! Grabitja e dyte eshte ndaj qytetarit ne Tirane; Rritja e cmimit te qepes nga 15 leke ne Divjake deri ne 120 leke ne Tirane, eshte nje SUPERGRABITJE e dyte!
Por ben edhe nje dem te dyte; Ule konsumin-qytetari do blej me pak, tapos tregun, bllokon prodhimin ne DIVJAKE e me keq, ul cmimin edhe me poshte se kaq duke sjelle nje HUMBJE FINANCIARE shume te madhe! E njejta gje edhe per pataten; Patatja e re sot ne treg eshte vec patatja e Divjakes.
Cmimi dje ne Divjake u ule ne 20 leke/kg, ndersa sot ne Tirane cmimi ishte 80 leke/kg! GRABITJE NJESOJ SI E PARA! E dija qe do ndodhte kjo histori dhe kam nje muaj qe flas per kete; Madje duke shtuar se BUJQESIA E BUJQIT PRODHUES po mbajne Shqiperine ne dy muajt me te veshtire te saj, ekonomine ndezur kur sektore te tere u fiken! Tani meqe nuk na begenisi kush, nga sot ne mengjes nga Divjaka, cdo tregetar do kete sjellje tjeter, te unifikuar ne produkt e ne cmim! Zgjidhje tjeter nuk na late!