Zëdhënësi i Metës: Presidenti të hënën në orën 10.00 do jetë në...

Zëdhënësi i Metës: Presidenti të hënën në orën 10.00 do jetë në Parlament

509
0

]

Zëdhënësi i Presidentit Tedi Blushi konfirmon edhe njëherë se presidenti nuk do ti shmanget kuvendit.

Blushi thotë se gazetarët vazhdojnë interesohen dhe atij i duhet të bëjë konfirmimin e qartë njëherë e mirë për të mos e diskutuar më.

“Të dashur kolegë gazetarë që vazhdoni të më pyesni nëse do të shkojë apo jo Presidenti Meta në Parlament.

Ju konfirmoj me përgjegjshmëri maksimale se:

Ditën e hënë, Presidenti Meta në ora 09:59 do të jetë në Parlament”, shkruan Blushi.

Presidenti Ilir Meta është thirrur për të dhënë sqarime në komisionin parlamentar ngritur për shkarkimin e tij. Të gjithë menduan se presidenti nuk do të shkonte, por kjo është hedhur poshtë nga zëdhënësi, por edhe vetë presidenti Ilir Meta.