Zbulimi i ri në luftën kundër kancerit, shkencëtarët në Uells shkatërrojnë qelizat...

Zbulimi i ri në luftën kundër kancerit, shkencëtarët në Uells shkatërrojnë qelizat kanceroze të disa llojeve

394
0

Studime
Një zbulim i ri, bazuar në sistemin imunitar të njeriut, mund të jetë e ardhmja e luftës kundër kancerit. Sipas shkencëtarëve, zbulimi i ri, mund të trajtojë të gjitha llojet e kancerit. Një ekip shkencëtarësh të Universitetit të Kardifit në Uells, në prova laboratorike arriti të shkatërrojë qelizat kanceroze të kancerit të prostatës, gjirit, mushkërive dhe disa llojeve të tjera.

Zbulimi i ri, i botuar në revistën “Nature Immunology” nuk është provuar ende në njerëz, por shkencëtarët thonë se ai ka “mundësi të jashtëzakonshme”. Qasja e re e luftës ndaj kancerit përdor qelizat mbrojtëse të vetë njeriut, duke i ndryshuar ato gjenetikisht, që të jenë të afta të godasin qelizat kanceroze. Shkencëtarët ndryshuan gjenetikisht një prej qelizave të bardha, të njohur si “Qeliza T”, ato prodhohen nga gjëndra e timusit dhe njihen ndryshe edhe si “qeliza vrasëse” pasi roli i tyre është të shkatërrojnë qelizat e infektuara nga viruse të ndryshme.