
“Yje në Lëkurs” spektakli më i ri i cili do të mbledhë emra të mirënjohur të muzikës së lehtë e asaj klasike. Një spektakël pop-classic, i cili do të bëjë bashkë në një program, por edhe në duete artistët: Tenorin Kastriot Tusha me sopranon Adelina Paloja, baritonin Armando Likaj me këngëtaren e muzikës së lehtë Mariza Ikonomi, aktorja Ema Andrea me një poezi e cila do të pershendesë publikun e telespektatorin. “Yje në Lëkurs” është një ide origjinale e producentit dhe prezantuesit Sokol Guga i cili këtë here vjen ndryshe, në një program veror realizuar në Kalanë e Lëkursit, Sarandë. Përrreth dy orë, artistët do të sjellin këngë të njohura botërore të cilat do të vijnë të shoqëruara nga orchestra filarmonike e cila do të luajë live në këtë spektakël. Sokol Guga zbulon se pjesë e spektaklit do të jetë edhe intervista me të zotin e shtëpisë, kryetarin e Bashkisë së Sarandës Z. Adrian Gurma, I cili ka qenë krah artistëve në këtë sipërmarrje artistike. Duket se gjithçka është gati për natën e madhe dhe se spektatori do të shijojë një mbrëmje me vlera artistike të vërteta, ku gjithçka do të jetë e qendisur artistikisht.
Gazmend Agaj