Vogëlushi i Adelina Tahirit sapo tha fjalën e parë dhe nuk është...

Vogëlushi i Adelina Tahirit sapo tha fjalën e parë dhe nuk është as “mami” as “babi”

425
0

Vogëlushi i këngëtares së njohur Adelina Tahiri ka thënë fjalën e tij të parë dhe nuk është aspak ajo që ju po mendoni. Personin e parë që ai ka thërritur ka qenë daja i tij.

Videoja e ëmbël në të cilën bukuroshi Jon ka thënë dajë, është bërë publike nga vëllai i Adelinës, Edmondi.

Siç mund ta shikoni edhe më poshtë, djali i këngëtares shfaqet i shtrirë në karrocë dhe dëgjohet të përmendë disa herë fjalën “dajë.”

Së fundmi, “prive.al” ka bërë me dije se fjala “dajë” është fjala e parë e thënë nga Joni. Epo është e dukshme që ai ka një raport shumë të mirë me vëllanë e Adelinës, apo jo?  Rikujtojmë se Tahiri është e martuar me biznesmenin maqedonas, Serjoza Markov.