Vodafone/ Zbardhet e verteta, mesazhi nuk eshte derguar nga Basha

Vodafone/ Zbardhet e verteta, mesazhi nuk eshte derguar nga Basha

624
0

Kreu i PD Lulzim Basha i është drejtuar kompanisë celulare Vodafone Albania, ku mesa duket është klient, për të zbuluar të vërtetën e sms-së së famshme që mbërriti në celuarin e Eni Vasilit.

Në letër-përgjigjen që i kthen Vodafone, thuhet se pas investigimit është zbuluar se sms-ja e datës 18.03.2020, në orën 23:00:22 është origjinuar nga një platformë e huaj SMS në internet për dëgimin e mesazheve, jashtë rrjetit vodafone ku në “ID-në e dërguesit është vendosur numri 06…….70 dhe nuk rezulton si SMS e vërtetë e dërguar nga numri 06…….70 i mbajtur nga Basha”, thuhet në sqarimin e kompanisë celulare.

“Konkludojmë se SMS-ja nuk është gjeneruar nga nr. i klientit tonë z.Lulzim Basha”, thuhet në letrën e Vodafone.

Gjithë këtë e ka bërë të ditur sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi i cili shkruan:

“Të dashur bashkëqytetar, Gjykoni vetë kush është i interesuar për të bërë lojë te pistë politike në këtë kohë krize dhe shumë të rrezikshme për shqiptarët. Gjykoni vetë kush e ka mendjen tek pushteti dhe përdor mesazhe të sajuara kundër kreut të opozitës për të larguar vëmendjen nga propozimi ynë që ndihmon realisht qytetarët dhe biznesin për të përballuar krizën”.