VIZITO SHEQISHTEN, FSHATIN E 3 KISHAVE TË BUKURA/ Nga Antoneta Dhima

VIZITO SHEQISHTEN, FSHATIN E 3 KISHAVE TË BUKURA/ Nga Antoneta Dhima

2116
0

Vizitojeni Sheqishten, fshatin me 3 kisha të mrekullueshme, me natyrë fantastike, me njerëz punëtorë, me shtëpi të bukura e plot lule, fshatin mikëpritës dhe të urtë! Është një fshat i vogël i Bashkisë së Patosit, vetëm 4 km larg qendrës së qytetit Fier, që mbart në vetvete histori dhe kulturë. Si rrallë fshatra të tjetërë, ka tri kisha të vjetra, plot histori, kulturë dhe trashëgimi: Kishën_Trifoni , #shën_Sotiri dhe Fjetja_e_Hyjlindëses. Janë mrekullibërëse, mes legjendave dhe historisë reale, mes artit dhe traditave. Të shkosh atje, kalon në ca rrugë të vogla fshati, ku do hasësh njerëz që qëndisin tokat, të cilët ndalin veglat e punës për të të përshëndetur, ku do hasësh gjelbërim, ara të mbjella, lule të egra, qetësi dhe peizazhe të mrekullueshme natyrore. Nga #kisha_e_shën_Trifonit, diku në grop të fshatit, mbi kodër do të shohësh këmbanoren e bukur të kishës së shën Sotirit.

Image may contain: sky, bridge, tree and outdoor

Ndërsa nga kisha e #shën_Sotirit dhe kisha ” Fjetja e Hyjlindëses” do të shohësh Manastirin e Ardenicës dhe, në pëllëmbë të dorës, gjithë fshatin, Patosin, Fierin, kodrat e bukura të Rroskovecit. Natyra të ofron pamje të mrekullueshme!

Image may contain: plant, flower, tree, outdoor and nature

Të 3 kishat janë kënaqësi më vete, të bukura dhe myzeqare. Ruhen me fanatizëm nga banorët, jo si objekte muzeale, por si shtëpi, që rrinë të hapura për besimtarët ortodoksë në çdo kohë. Këtu, në Sheqishte, ritualet fetare, janë pjesë e jetës së përditshme të banorëve! Këtu besojnë i madh dhe i vogël!

Image may contain: people standing, sky, tree, house, cloud, outdoor and nature

Ka plot histori mrekullibërëse në këto 3 kisha!

Vizitojeni Sheqishten! Një fshat që ruan kultet e tij, nuk është fshat dosido, por fshat me kulturë traditë, histori dhe shpirtbukur. Për këtë, e ka mbajtur edhe natyra me hatër.

Image may contain: sky and outdoor

#VizitoSheqishten

#Vizito3KishatESheqishtes

#Histori

#Trashëgimi

#Kulturë

#NjerëzPunëtorëMikëpritës