VIP-at “lidhen”, bëje edhe ti (Foto)

VIP-at “lidhen”, bëje edhe ti (Foto)

629
0

Personazhet e showbizz-it shqiptar postojnë shpesh në rrjete sociale foto nga përditshmëria e tyre.

Kohët e fundit shumë prej tyre janë duke bërë të njëjtat foto në funksion të një kauze të përgjithshme, vendosjen e rripit të sigurimit nën logon “me rrip si vip”.  Duke qenë figura të njohura për publikun, ata japin shembullin e duhur për komunitetin që i ndjek pasi rripi i sigurimit është një detaj shumë i rëndësishëm, që në rast aksidenti mund t’ju shpëtojë jetën, shkruan ‘Blitz.al’.

Kohët e fundit është miratuar dhe ligji i ri, i cili dënon me gjobë prej  5000-15000 lekësh personat që nuk e vendosin rripin. Disa prej këtyre të famshmëve e kanë trajtuar edhe me humor këtë pjesë, se më mirë e vendosin rripin sesa të paguajnë gjobën.