VIDEO/ Vajza jetime përfundon studimet e larta, por nuk ia njohin diplomën,...

VIDEO/ Vajza jetime përfundon studimet e larta, por nuk ia njohin diplomën, ja çfarë i shkruan Ramës

645
0

Këtë të shtunë kryeministri Edi Rama e ka nisur me historinë e Ornela Lamajt, një vajze jetime e cila ka përfunduar studimet e larta të nivelit Barchelor dhe Master, por për shkak të një mompërputhje të diplomave nuk ia njohin shkollën dhe nuk mund të kryejë as stazhin një vjeçar.

Ajo i është drejtuar me pak shpresë platformës së Bashkëqeverisjes dhe pas pak kohësh Ornelës i është zgjidhur problemi dhe tashmë ajo është e lirë të punësohet si mësuese e shkencave sociale.

Këtë problem, përveç Ornelës e kanë hasur edhe 467 studentëve të tjerë, por falë saj edhe problemi i tyre është zgjidhur.

“MIRËMËNGJES

dhe me rastin e Ornelës, e cila, pasi e shkroi problemin e saj te shqiperiaqeduam.al, jo vetëm që tashmë është e lirë të punojë si mësuese e shkencave sociale, një profesionin për të cilin ka sakrifikuar shumë për t’u shkolluar, por i dha zjidhje edhe 467 studentëve të tjerë si ajo, ju uroj një fundjavë të bukur”, shkruan Rama krahas videos së intervistës me Lamajn.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/439488350098825/