Drejtuesi i një makine është vënë në pranga pasi akuzohet se ka qenë duke dhënë ryshfet një oficeri të policisë rrugore pasi kishte mjetin pa dokumente.
Burime nga policia thanë se, shoferi i ka ofruar lekë punonjësit të qarkullimit në shumën 2.000 lekë për të mos e ndaluar, por është vënë në pranga.
Bëhet fjalë për Lavdimir Qosen, 47 vjeç, banues në Krutje , Lushnjë.
Gjatë paradites së sotme Qosja në Sukth, është ndaluar nga punonjësit e Qarkullimit Rrugor për shkelje të rregullave të Qarkullimit dhe ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë duke i ofruar shumën 2.000 lekë, pasi drejtonte automjetin pa certifikatën e kontrollit teknik dhe pa taksa.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Korrupsioni aktiv”.