Video/ Meda shpëton vajzën që i ra të fikët gjatë koncertit të...

Video/ Meda shpëton vajzën që i ra të fikët gjatë koncertit të tij

430
0

Koncerti i Tayna-s dhe Medës në Zvicër mblodhi shqiptarët që jetojnë atje, por gjatë tij u shënuan disa incidente.

Disa prej fansave nuk u ndjenë mirë pasi salla ishte e tejmbushur dhe madje disa prej tyre u ranë të fikët nga mungesa e ajrit.

Një prej vajzave që përjetoi momentin e vështirë ndodhej ngjitur me skenën. Në momentin kur performonte Meda, një vajzë humbi vetëdijen dhe këngëtari reagoi në mënyrë të menjëhershme.

IMG-3910

Në videon e publikuar në rrjetet sociale tregohet momenti kur Meda, ngre në skenë vajzën për t’i dhënë ndihmën e parë.

Gjithashtu në ato momente afrohet një tjetër pjesëtar nga stafi, i cili merr në krah vajzën për ta ndihmuar në prapaskenë.

Tayna gjithashtu reagoi lidhur me ngjarjen, ndërsa shprehu keqardhjen për faktin që nuk mundi t’i ndihmonte fansat e saj.