VIDEO/ Dhoma e Tregtisë, Nikolin Jaka: Të legalizohet kanabisi dhe prostitucioni

VIDEO/ Dhoma e Tregtisë, Nikolin Jaka: Të legalizohet kanabisi dhe prostitucioni

1115
0

untitled-1-6

Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Nikolin Jaka është shprehur ‘pro’ legalizimit të kanabisit dhe prostitucionit.

“Pse mos të zbatojmë edhe ne formulën e Holandës, Italisë, Greqisë, për lejimin e kanabisit për nevoja farmaceutike, apo siç e lejojnë ligjet europiane. Pse mos të kalojmë edhe tek ligjet e tjera, që është paketë, siç janë qasjet ligjore që liberalizojnë shërbimin e femrës, siç e ka Gjermania dhe Holanda. Janë gjera normale, të jemi të ndershëm. Njëkohësisht të shprehim elementë sigurie, për turistin, qytetarët, për të parandaluar pasojat efektet dhe pasojat sociale që krijojnë vakumet që lë Legjislacioni shqiptar”, tha sot Jaka gjatë një konference për mediat.

Gjithashtu, ai shprehu edhe përkrahjen për projektligjin që i hap rrugë importit të plehrave në vend, që pasi ka marrë “ok” në komisione, do të kalojë për votim në Parlament. Jaka dënoi edhe dhunën ndaj investitorëve të huaj, duke prekur rastin e investitorit libanez/Syri.net/