Vendimi i papritur i Cozman-Noizyt…

Vendimi i papritur i Cozman-Noizyt…

396
0

noizy-dhe-kocozman

Dy reperat që u bënë protagonistë të një sherri të madh, madje dhe me armë në qendër të Prishtinës, Noizy dhe Cozman, duket se kanë vendosur të hakmerren në rrjetet sociale, por jo ndaj njeri-tjetrit, por ndaj fansave.

Ndërsa Noizy ka vendosur të mos ndjekë asnjë në Instagram duke iu bërë ‘unfollow’ të gjithë atyre miqve që më parë i ndiqte, Cozman e ka mbyllur për një kohë të pacaktuar llogarinë e tij në Instagram.

Me sa duket Noizy dhe Cozman janë lodhur nga interesimi i madh i fansave të cilët kishin mësyrë rrjetet sociale të reperëve me lëvdata, kritika, fyerje dhe pyetje të shumta në profilet të tyre zyrtare.
Noizy mori një plumb pas përplasjes me pjestarë të labelit Babastars, ndërsa më rëndë u plagos shoku i tij i njohur me nofkën Varrosi. Ndërkaq nga Babastars u ndaluan nga policia e Kosovës Cozman dhe shoku i ti, i cili ndodhet ende në burg.

Shperndaje