Vendimi i arsyetuar i Gjykatës së Apelit, pse vula e PD i...

Vendimi i arsyetuar i Gjykatës së Apelit, pse vula e PD i kaloi Sali Berishës. Lulzim Basha gafë juridike?

131
0

Gjykata e Apelit të juridiksionit të përgjithshëm zbardhi këtë të premte vendimin e arsyetuar për vulën e Partisë Demokratike. Vendimi prej 35 faqësh arsyeton në mënyrë të detajuar pse, vula e PD, pas një sage gjyqësore 2-vjeçare kaloi nga Lulzim Basha te Sali Berisha. Gjykata vlerëson se ankimi i bërë nga Enkelejd Alibeaj në cilësinë e kryetarit të PDSH, ka qenë edhe shkaku pse ky ankimim nuk legjitimohej. Kjo për arsye se Enkelejd Alibeaj kishte marrë detyrën e kryetarit të PD, pas një autorizimi të Lulzim Bashës në shtator 2021, ndërsa prej datës 21 mars 2022 kur ai dha dorëheqjen, ka patur si efekt edhe humbjen e vlefshmërisë juridike të të gjithë këtij akti. Pra, sipas Gjykatës, Enkelejd Alibeaj nuk legjitimohej si palë në procesin gjyqësor të PD, për shkak se nuk kishte tagrin e përfaqësimit juridik.

“…gjykata konstaton se Enkelejd Alibeaj kishte marrë detyrën si kryetar me një autorizim të lëshuar nga Lulzim Basha në vitin 2021, ndërkohë që pas dorëheqjes së tij publike ne vitin 2022, ky akt ishte pa asnjë vlerë”, thuhet në vendimin e Apelit.

Pikërisht kjo gafë juridike në dukje, është bërë shkak për Gjykatën e Apelit që duke vendosur drejtësinë për vulën e PD, vendosi të lërë në fuqi vendimin e Zhukrit dhe të rrëzojë ankimimin e PD-së zyrtare të Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt.