
Familjarët e Admir Muratajt kërkojnë zbardhjen e vrasjes së tij një ditë më parë, pas grabitjes në Rinas.
Cen Murataj, ka hedhur dyshime për vërtetësinë e atyre që janë thënë në media, qoftë për rolin e Admirit si kreu i bandës së grabitësve, qoftë për mënyrën e vrasjes.“Do t’i shohim kush janë shokët, ata që e lënë në rrugë. Admiri organizator ka mbetur i vrarë… Shokët ose do t’i gjejë policia ose do interesohemi t’i gjejmë ne”, thotë Cen Murataj.Sipas tij, Admiri dhe të tjerët janë përdorur si vegla nga dikush tjetër.“Organizator Admir Murataj ngelet i vdekur në vend të tjerët ikin? Ai ngelet mes rrugës së madhe, i vrarë, do shohim…” thotë vëllai.Po nga kush wshtw përdorur?“Nuk e di, por i përdorur është me 1 mijë %.”/a.a/ Albanian Free Press Online/Më poshtë, prononcimi i plotë për gazetarët:Trupin e Admirit e identifikoi e shoqja, ishte ai?Cen Murataj: Po, është e vërtetë.Keni ndonjë të dhënë për ngjarjen?Cen Murataj: Asnjë të dhënë, na vjen keq. Sa vite keni pa komunikuar për vëllain?Cen Murataj: Shumë vite kam, dy vite… Ju keni edhe një vëlla tjetër të dënuar nga drejtësia për grabitje, Admiri ishte i dënuar?Cen Murataj: Mish për peshk, Admir Murataj dhe vëllai tjetër. Janë të përdorur, besoj të jenë vegla…Vegla nga kush?Cen Murataj: Do ta gjejmë fillin më vonë, do vijë momenti ta gjejmë se si mund të jetë…Organizator Admir Murataj ngelet i vdekur në vend të tjerët ikin? Ai ngelet mes rrugës së madhe, i vrarë, do shohim…
Ndërkohë vëllai juaj ka qenë i dënuar edhe në Greqi, për çfarë?
Cen Murataj: S’ka qenë i dënuar, ka qenë në hetim.
Kur ka qenë hera e fundit që keni komunikuar me vëllain tuaj?Cen Murataj: Dy vite ka…
Keni ju dyshime apo informacione nga kush mund të jetë përdorur vëllai juaj?Cen Murataj: Do ta gjejmë. Po nuk e gjeti policia do ta gjejmë me mënyrat tona.
Policia ka ushtruar kontrolle në banesën tuaj?
Cen Murataj: Tani jo. Edhe në punë dhe në shtëpi ka ushtruar kontrolle më herët, por tani se ka pasur të nevojshme që të ushtrojë
A i njihni ju shokët e Admir Muratajt, me kë shoqërohej ai?Cen Murataj: Jo, por do t’i njohim , do interesohemi. Do t’i shohim kush janë shokët, ata që e lënë në rrugë. Admiri organizator ka mbetur i vrarë… Shokët ose do t’i gjejë policia ose do interesohemi t’i gjejmë ne.Po si do ti gjeni?Cen Murataj: Do na ndihmojë policia, do ta shohim sa organizator është Murataj. Ai është vegël
Vegël e kujt se është hera e dytë që e thoni?Cen Murataj: Do ta shohim… Dyshoni se e kanë tradhtuar shokët e tij?Cen Murataj: Diçka duhet të jetë. Organizatori nuk vritet
Ju dyshimet i keni se është përdorur nga shokët?Cen Murataj: Nuk e di, por i përdorur është me 1 mijë %
Në polici ju informuan si u vra?Cen Murataj: Nuk kemi asgjë të saktë, dimë që thonë e kanë hedh shokët e vet aty…