Vde.kja në kohë koro.navirusi, “lufta” e një vajze për ti thënë lamtumirë...

Vde.kja në kohë koro.navirusi, “lufta” e një vajze për ti thënë lamtumirë nënës së saj

610
0

Një rrëfim i trishtë na vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku tregohet “lufta” e një vajze, për ti dhënë lamtumirën nënës së saj, e cila ishte infektuar me koronavirus.

Nëna e Deborah Mastromano, e cila ndodhej në një azil pleqsh, në Long Island, ishte në prag të vdekjes për shkak të koronavirusit.

Azili ishte mbyllur dhe pavarësisht insistimit të Deborah-s për të komunikuar me punonjësit e institucionit, ishte shumë e vështirë që të kapeshin.

Kishte kaluar një muaj që kur shtëpia e pleqve në Brentwood, New York, kishte ndaluar vizitat për të parandaluar përhapjen e virusit vdekjeprurës tek të moshuarit që jetonin aty.

Por virusi e kishte gjetur rrugën dhe tashmë infermierët ishin të angazhuar në kujdesin me të infektuarit.

Nëna e Deborah Mastromano, Betty Coleman, 88-vjeçe nuk ishte mes të infektuarve dhe shëndeti i saj në përkeqësim e sipër për shkak të sëmundjeve të tjera.

Coleman ndodhej nën kujdes intensiv që në korrik për shkak se vuante edhe nga kanceri në mushkëri dhe nga sëmundjet e zemrës.

Një ditë, Deborah foli me mjekun e nënës së saj në telefon dhe ai i tha se shëndeti i saj sa vinte e dobësohej dhe se i kishin mbetur pak orë apo ditë për të jetuar.

Nëna e saj nuk kishte ngrënë apo pirë, shpjegoi mjeku.

Dhe një ditë personeli e kishte gjetur atë në shtrat, gjysmë të vetëdijshme, duke kërkuar të bijën e saj të vetme, e cila para pandemisë e kishte vizituar gjithnjë tre ose katër herë në ditë.

“Debbie … Debbie … Debbie …”

Pas kësaj Mastromano thirri dhe u lut ndaj mjekut: “Më lejoni të vij ta shoh”.

Doktori i tha që nuk ishte i sigurtë nëse kjo do të mundësohej,  por ai do të përpiqej.

Kjo është një dëshmi prekëse që njerëzit po vdesin të vetëm për shkak të koronavirusit.

Në disa raste, virusi ka vrarë edhe njerëz të shëndetshëm, por akoma më të vështira e bën situatën mënyra se si po u jepet lamtumira më të dashurve, nga distanca dhe nëpërmjet telefonit, pa qenë pranë tyre në momentet e fundit. /noa.al/