VALË SHKARKIMESH/ Ikin dy drejtoreshat e Doganave dhe Tatimeve, EMRAT që i...

VALË SHKARKIMESH/ Ikin dy drejtoreshat e Doganave dhe Tatimeve, EMRAT që i zëvendësojnë

643
0

Shkarkohen nga detyra drejtoresha e doganave Belinda Ikonomi dhe drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Vasilika Vjerro. Mësohet se në vend të Ikonomit do të emërohet Arlind Gjokutaj, i cili më parë ka mbajtur postin e drejtorit të pastrimit të parave. Ndërsa posti i Vasilika Vjerros do të zëvendësohet nga Enton Duro, që më herët ka mbajtur postin e drejtorit në Ministrinë e Financave. Gjithashtu raportohet se Belinda Ikonomi do të emërohet zëvendësministre e Arsimit, por ende nuk bëhet me dije posti që do të mbajë Vjerro. Kujtojmë se këto ndryshime i kishte paralajmëruar kryeministri Edi Rama, i cili pas shkarkimeve të ministrave të qeverisë tha se nuk do të ndalet me kaq, por vala e shkarkimeve do të përfshijë edhe drejtorë të mëdhenj dhe drejtues rajonalë në qarqe.