Unë zgjedh të jem pozitive

Unë zgjedh të jem pozitive

369
0

Kur ballafaqohemi me momente të vështira, gjëja më e keqe që mund të na thonë, dhe që nuk e durojmë dot, janë frazat si: bëhu pozitive! Shikoji gjërat nga një këndvështrim tjetër! Edhe unë kam patur kohë të vështira! Kjo ndriçon një spiun të vogël brenda nesh që na bën të mendojmë: edhe kush, ti më vjen të më japësh këshilla? Do të doja të të shihja të mbyteshe në një gotë uji, në vendin tim!

 

Ka situata që janë më të mëdha se ne, që vijnë papritur apo ndoshta i prisnim, por nuk mund të besojmë se kanë mbërritur, si tek përralla: “Ujku! Ujku!”, kur mendojmë se ujku nuk do të vijë tashmë, dhe e gjitha është një farsë për të na frikësuar. Ujku, megjithatë, më në fund vjen dhe qëndron, të paktën për një farë kohe.

 

Ka momente kur jemi aq të zemëruar me veten, me botën, me përgjigjet që na japin të tjerët, sa që, të qenit pozitive është me të vërtetë e vështirë …

 

Këto janë ato momente kur nuk e shohim dritën dhe gjëja e fundit që duam janë fjalët boshe ose këshilla të padobishme që të gjitha tingëllojnë njësoj … Fraza tipike që nuk i besojnë as ata që i thonë …

 

Sidoqoftë, kur nuk përjetojmë këto momente, duhet të punojmë më shumë, “të bëjmë detyrat e shtëpisë” për veten dhe të mësojmë të jemi më pozitivë, pa e lodhur veten, pak e nga pak.

 

Një punë e brendshme që do të na ndihmojë kur vjen momenti që kemi me të vërtetë nevojë, si një këpucar që përforcon këpucët, përpara një shëtitjeje të gjatë.

 

Kjo punë e brendshme do të jetë e vlefshme për kohën kur do të vijë, do të na ndihmojë të zbusim goditjen, ashtu si këpucët të gatshme për ecjen.

 

Pikërisht sepse gjithçka varet nga ne, ne zgjedhim të jemi pozitivë.

 

Çfarë mund të na ndihmojë të jemi më pozitivë?

 

“E keqja e të shumtëve, ngushëllimi i budallenjve”. Kjo është një fjali e mirë, përveç “ngushëllimit të budallenjve”. Jeta është plot mosmarrëveshje për të gjithë dhe nëse, në vend që të shohim veten, përqendrohemi te ata që janë përreth nesh, ne do të kuptojmë se jeta e të gjithëve është plot me gjëra të bukura dhe gjëra më pak të bukura. Ne nuk jemi të vetmit që kalojmë kohë të vështira.

Ka një ilaç për çdo gjë. Duket budallallëk, por nëse e përsërisim mendërisht këtë fjali kur jemi të shqetësuar dhe të mendojmë se çdo gjë do të ndryshojë, se është vetëm një situatë kalimtare, mund të japë shumë lehtësim. Megjithatë, duhet të veprojmë për të gjetur një zgjidhje, sepse gjërat nuk rregullohen vetë.

Të rrethohemi me njerëz pozitivë. Ka njerëz që kanë një “ndjenjë” të veçantë për ne dhe të cilët janë në gjendje të shërojnë plagët tona me një përqafim të sinqertë, një fjalë të ëmbël dhe një mirësi të veçantë që jo të gjithë kanë. Rrini me ta, tregojuni atyre se çfarë ndodh me ju, jini të ndershëm. Ju do të shihni se atëherë ju do të ndiheni shumë më mirë.

Kërkoni strehën tuaj të paqes. Secili prej nesh ka strehën e vet të paqes, thjesht shkoni dhe kërkojeni atë. Ka nga ata që gjejnë ngushëllim duke shprehur trishtimin e tyre përmes vallëzimit, muzikës ose shkrimit, të tjerë preferojnë një arratisje në ajër të hapur, për shembull në male ose në fshat … Mjafton të gjeni një vend ku qetësia është aleatja juaj.

Natyrisht, ka situata ekstreme që jo të gjithë duhet të përballen dhe për të cilat ne të gjithë kemi nevojë për ndihmën e një profesionisti. Megjithatë, përballë vështirësive të përditshme, të cilat shpesh duket se vijnë të gjitha së bashku, unë zgjedh të jem pozitive. /

Shperndaje