Ulje e ndjeshme e temperaturave, mësoni parashikimin e motit për sot

Ulje e ndjeshme e temperaturave, mësoni parashikimin e motit për sot

561
0

Dita e sotme parashikohet me mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare. Sipas shërbimit Meteorologjik Ushtarak dita e mërkurë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme. Moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare. Era do të jetë nga veriperëndimi 2-12m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare.

 

Temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë në vlerat e mëngjesit dhe rritje në ato të mesditës.

 

Me konkretisht:

 

Zonat malore 3 gradë deri në 18 gradë

 

Zonat e ulëta 6 gradë deri në 22 gradë

 

Zonat bregdetare 9 gradë deri në 21 gradë