
Grupi i Admir Muratajt
Burime nga policia konfirmuan se organizatori i grabitjes së djeshme të 10 milion eurove në Rinas, i cili mbeti i vrarë nga shkëmbimi i zjarrit me policinë është Admir Murataj.
Viktimës i janë marrë gjurmët daktiloskopike (gjurmë gishtash) dhe ka rezultuar se i përkasin, Muratajt.
Mirëpo, Admir Murataj nuk është emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. Ai dhe grupi i tij janë autorë edhe të tre grabitjeve të mëparshme, ku kanë marrë miliona euro brenda një afati kohor brenda 4 viteve.
Grabitja e bankës te stacioni i trenit:
U vodhën me armë 900 mijë franga, 800 mijë paund dhe 16 mijë euro.
Admir Murataj (Nikaj) – kreu i grupit kriminal
Autorët e tjerë ende të paidentifikuar, vijon hetimi.
01.12.2015
Grabitja e blindave në rrugën e Laknasit
U grabitën rreth 2 mln paund, 800 mijë dollarë dhe sasi të tjera valute
Admir Murataj (Nikaj) – organizator, kreu i grupit kriminal
Dash Kupa
Ernest Kupa
Neim Avdulaj
Ditjon Memlika
Admir Çerpja
09.02.2017
Grabitja e blindave në aksin Tirane-Rinas
U rrëmbyen në automjet thasët me 2 mln e 400 mijë euro, 200 mijë dollarë dhe valuta të tjera.
Admir Murataj (Nikaj) – organizator, kreu i grupit kriminal
Dash Kupa
Ernest Kupa
Neim Avdulaj
Ditjon Memlika
Admir Çerpja
Fatjon Xhyliu
Aleksander Murataj
Dritan Sinani