
Moderatorja e njohur Fjoralba Ponari ishte e ftuar në “Goca dhe Gra” ku foli për herë të parë për ndarjen e nënës së saj nga jeta në moshën 54-vjeçare.
Dalina Buzi, me lot në sy u shpreh: “Nuk ka burrë apo gra, kjo është forca, ky është njeriu që vazhdon. Do të doja të përgëzoja. Nuk e dija si ia bën se më ka ndodhur e njëjta gjë me babin por unë kam qenë jashtë shtetit vetëm, ti je këtu e rrethuar me njerëz.”
Ndërsa Fjoralba Ponari u shpreh:
“Është një dhimbje që është e imja, jeta vazhdon, duhet gjetur forca për tu ringritur, për të frymëzuar të tjerët.”
Ndërkohë mbetet e paqartë arsyeja përse nëna e Fjoralbës u nda nga jeta në moshë kaq të re.