U MBAJT MBLEDHJA E RREGULLT E RIJASETIT TË BFI E RMV –...

U MBAJT MBLEDHJA E RREGULLT E RIJASETIT TË BFI E RMV – së

53
0

Sot, 21 tetor (e hënë), në hapësirat e Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së, u mbajt mbledhja e rregullt e Rijasetit të BFI e RMV-së, e konvokuar nga Reisul Ulmema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, ku në të cilën morrën pjesë të gjithë anëtarët e Rijasetit si dhe drejtorët e shërbimeve pranë Rijasetit të BFI e RMV-së.

Mbledhja të cilën e hapi kryesuesi i saj, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, filloi me lexim Kur’ani nga drejtori i sektorit për diasporë, Mr. Mafiz ef. Rustemi.

Fillimisht, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i përshëndeti të pranishmit duke i falenderuar për pjesëmarrjen në këtë mbledhje.

Në këtë mbledhje Rijaseti debatoi në bazë të pikave të rendit të ditës, ku mes tjerash u diskutua për parapërgatitjet për pritjen e Ministrit të Haxhit të Mbretërisë së Arabisë Saudite, për Haxhin 2025 në përgjithësi, si dhe për pika tjera të ndryshme.

Mes tjerash, Reisul Ulema, informoi Rijasetin me aktivitetet në mes dy mbledhjeve, me theks të veçantë angazhimin e BFI-së me projektet e sferave të ndryshme, të cilat kanë për qëllim avancimin e Institucionit të Bashkësisë Fetare Islame si dhe janë në dobi të muslimanëve të vendit dhe gjetiu, takimet me personalitete të niveleve të larta nga vendi dhe bota, duke theksuar se tashmë BFI është faktor kryesor në rajon dhe me gjerë dhe kjo dëshmohet me ftesa për pjesëmarrje në shumë Konferenca ndërkombëtare dhe rajonale të organizuara nga Organizatat relevante të botës islame dhe me këtë është konsoliduar lidhja institucionale mes BFI-së dhe organizatave të ndryshme botërore të vendeve islame.

 

Pas shterjes së pikave të rendit të ditës dhe miratimit unanim të vendimeve të shtruara në votim nga ana e Reisul Ulemasë, Reisul Ulema pranoi urata nga gjith anëtarët e Rijasetit me rastin e dekorimit të tij me dekoratën “Medalja e Përsosshmërisë së Lidershipit dhe Tolerancës Ndërkulturore” të pranuar nga (IACS) – Instituti për Studime të Avancuara dhe Bashkëpunim me seli në Tiranë.

 

Allahu ju bekoftë!