Tryezë e Rrumbullakët: Bashkëjetesa fetare dhe kërcënimet ndaj saj

Tryezë e Rrumbullakët: Bashkëjetesa fetare dhe kërcënimet ndaj saj

359
0

Çështjet e bashkëjetesës dhe marrëdhënieve ndërfetare si dhe kërcënimet e radikalizmit dhe ekstremizmit ishin në qendër të një tryeze të rrumbullakët të organizuar në Universitetin Fan Noli në Korçë nga Instituti Shqiptar i Medias.  Tryeza e Rrumbullakët, e mbështetur nga USAID, mblodhi së bashku studentë  dhe pedagogë të universitetit, gazetarë të medias lokale dhe qendrore, përfaqësues të komuniteteve fetare të Korçës, përfaqësues të Bashkisë etj. Rektori i Universitetit Fan Noli, prof.dr. Ali Jashari, drejtori i Institutit të Medias, Remzi Lani, shkrimtari Besnik Mustafaj dhe gazetari Lutfi Dervishi, trajtuan aspekte te ndryshme të bashkëjetesës fetare dhe kërcënimeve të sotme ndaj saj. Në mënyrë të veçantë theksi u vu në njohjen e shkaqeve dhe rrënjëve të radikalizmit dhe ekstremizmit si dhe rrugëve për ta parandaluar atë.  Përfaqësuesit e komuniteteve fetare, të pranishëm në Tryezë kërkuan një bashkëpunim më të hapur me mediat lokale dhe qendrore, jo vetëm në pasqyrimin e aktiviteteve të këtyre komuniteteve, por sidomos në trajtimin më në thellësi të temave të edukimit, të çështjeve sociale etj.