“Troket” dimri në Shqipëri! Temperaturat bien deri në -2 gradë C në...

“Troket” dimri në Shqipëri! Temperaturat bien deri në -2 gradë C në Malësi të Madhe

36
0

Këtë të diel vendi ynë do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe i ftohtë, si pasojë e masave ajrore të thata dhe ftohta me origjinë Lindore që kanë përfshirë Ballkanin prej disa ditësh. Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie të tyre duke u luhatur nga -2°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Shkodrës deri në 20°C vlera maksimale. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi verilindor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.