Tre tipare që vajzat i neglizhojnë, por që djemtë i pëlqejnë shumë!...

Tre tipare që vajzat i neglizhojnë, por që djemtë i pëlqejnë shumë! Ja cilët janë ata

367
0

Dëshira për t’u pëlqyer nga gjinia e kundërt është e natyrshme dhe kjo është arsyeja përse vajzat përpiqen t’i japin përgjigje pyetjes “çfarë pëlqejnë meshkujt” dhe e kundërta.

Jo më kot, ato përfundojnë duke përmirësuar pamjen e tyre.

 

Bright Side, ka pyetur djemtë se çfarë pëlqejnë tek një vajzë dhe disa nga përgjigjet e tyre janë befasuese.

 

Mirësia

 

Djemtë gjithmonë e shohin me një sy pozitiv një vajzë kur ajo sillet mirë me të tjerët, aq më tepër kur e shohin atë si gruan e tyre të ardhshme.

 

Aftësia për të gjetur një rrugëdalje në situata të vështira

 

Djemta vazhdojnë ta përsërisin se tërhiqen nga natyraliteti i vajzave si në sjellje, ashtu edhe në pamje. Rezulton se reagimi i vajzave në situata të papritura është shumë i rëndësishëm. Nëse një vajzë pranon se e ka gabim, në vend që ta justifikojë apo të zemërohet, kjo është një mënyrë për të fituar admirimin e një djali të interesuar.

 

 

Thonjtë

 

Shumë vajza janë të sigurta se përveç manikyristes së tyre, askush tjetër nuk është i interesuar t’u shohë thonjtë, por e kanë gabim. Meshkujt vlerësojnë dorën e rregullt tek një vajzë, ndonëse nuk janë në gjendje të perceptojnë qartë ngjyrën ose formën e thonjve.