Trajneri katalanas: Mentalitet dhe përvojë, Sadiku do të bëjë diferencën

Trajneri katalanas: Mentalitet dhe përvojë, Sadiku do të bëjë diferencën

178
0

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, ka fluturuar drejt Indisë dhe ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me Mohun Bagan.Trajneri i kampionëve në fuqi të Indisë, Juan Ferrando komentoi afrimin e Sadikut në skuadrën e tij, duke vlerësuar shumë futbollistin shqiptar.“Besoj se ai do të jetë lojtari që do të bëjë diferencën në skuadrën tonë. Të gjithë e dimë se nga vjen. Ai është një lojtar aktiv ndërkombëtar, i cili ka një mentalitet shumë të fortë. Plus që ka një përvojë të madhe në Spanjë”, u shpreh 42-vjeçari nga Barcelona. Sadiku ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me indianët e Mohun Bagan./ SuperSport