Tjetër zemër e thyer në show-bizin shqiptar, këngëtarja e njohur ndahet nga...

Tjetër zemër e thyer në show-bizin shqiptar, këngëtarja e njohur ndahet nga i dashuri milioner

551
0

aferdita-1475312652-9251300_1475315204-4765428Ditët e fundit, kanë qarkulluar zëra se bukuroshja Afërdita Dreshaj ishte ndarë nga i dashuri i saj, e ndërsa tashmë çdo gjë është konfirmuar.

Ajo i ka dhënë fund lidhjes 3-vjeçare me të dashurin milioner çek, Jakub Kindl, shkruan “Panorama Plus”.

Dyshimet e para se lidhjes 3 vjeçare i ka ardhur fundi i ka ngritur “Prive”, nisur nga fotot që modelja poston në rrjetet sociale.

Mungesa e fotove çift në rrjetet sociale ka konfirmuar fjalët që kanë dalë nga miqtë e afërt të saj.

Fotoja e fundit që ata kanë bashkë në Instagram është shkrepur në muajin korrik, gjatë pushimeve të tyre në Santorini, ku dhe festuan 30 vjetorin e Dreshajt.