
Të hënën do të hapet një grup tjetër biznesesh të mbyllura si baret, restorantet, fast-foodet, etj, por jo përtej orarit 17.30. I ftuar në programin ‘Opinion’, kryeministri Rama bëri me dije se Tirana mbetet një zonë e kuqe dhe shifrat nuk japin favore për lehtësim. ‘Rreziku sot është i madh sepse o hapemi, në një pjesë jemi hapur me shumë, kemi disa zona të kuqe me regjim më të kufizuar. Jam shumë i paduruar të shikoj numrat edhe sot edhe nesër edhe pasnesr nga Tirana’, u shpreh Rama. Ai tha se edhe pas 18 majit nuk do të ketë zgjerim të fashës orare.
“Është vatra me rrezikshmërinë më të madhe por brenda kësaj zone të kuqe, lehtësimi i bërë është i madh, në krahasim me ku ishim. të shikojmë sonte natën analizat që dalin nesër pasnësër do jetë e fundit që do çlrohet se situata nuk është premtuese. Por të hënën do hapen baret restorante në mjedise të jashtme. Po ai orar edhe javën e ardhshme”, nënvizoi kryeministri.