“T’i japi fund estradës dhe lojërave politike”, Kryemadhi thirrje Ramës: E kemi...

“T’i japi fund estradës dhe lojërave politike”, Kryemadhi thirrje Ramës: E kemi bërë të qartë rrugën e vetme për daljen nga kriza

386
0

Duke iu referuar zgjedhjeve ne Kosove, qe ishin nje mesazh dhe leksion i qarte e i paster demokracie, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka bere nje dalje per mediat nga selia e partise qe ajo drejton per ti bere thirrke mazhorances dhe kreut te qeverise Edi Rama qe ashtu sic shprehet ajo, “duhet t’i japi fund estradës dhe lojërave politike dhe duhet të reflektojë sepse qytetarët shqiptarë partnerët tanë ndërkombëmtarë, SHBA, BE, Gjermania dhe të gjithë partnerët europianë, nuk mund të gënjehen më me këto lojëra por presin që të vendosim në vendin e duhur themelet e demokracisë nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”.

 

 

Me heret, ne nje postim ne rrjetet sociale, Kryemadhi pershendeti fituesin e zgjedhjeve ne Kosove dhe uroi klasen politike atje qe treguan maturi politike.

 

“Ai ishte një proces zgjedhor shembullor, ku spikati kultura e lartë demokratike, një ballafaqim i mirëfilltë i alternativave, i ideve dhe i ideve për qeverisjen e së ardhmes të Kosovës të denja për një demokraci të konsoliduar europiane. Ky standard i lartë i zgjedhjeve, jam e bindur që do të ndikojë drejtpërdrejtë në njohjen e mëtejshme dhe rritjen e statusit ndërkombëtar të Kosovës”.

 

DEKLARATA PER MEDIA E MONIKA KRYEMADHI

 

Është shumë e qartë që para Shqipërisë tashmë ekziston një sfidë madhore, ashtu sic edhe u përcaktua nga Bundestagu Gjerman, sfida e realizimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme si ato që zhvilluan vëllezërit tanë në Kosovë, ku nuk fitojnë partitë politike por fiton sovrani, fitojnë qytetarët.

 

Mazhoranca duhet t’i japi fund estradës dhe lojërave politike dhe duhet të reflektojë sepse qytetarët shqiptarë partnerët tanë ndërkombëmtarë, SHBA, BE, Gjermania dhe të gjithë partnerët europianë, nuk mund të gënjehen më me këto lojëra por presin që të vendosim në vendin e duhur themelet e demokracisë nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

 

Opozita e Bashkuar tashmë e ka bërë të qartë qëndrimin e saj për reformën zgjedhore dhe realizimin e zgjedhjeve të reja. Të cilat konsistojnë direkt në zgjedhje të lira dhe të ndërshme me një qeveri tranzitore që u garanton shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe jo më, vazhdimin e lidhjes së politikës me krimin e organizuar dhe bandat kriminale.

 

Tashmë kjo është rruga e vetme për të nxjerrë vendin nga kriza dhe për të realizuar gjithësecili përgjegjësitë para Shqiptarëve.