The Economist lëshon alarmin: Nëse BE nuk integron Shqipërinë, ata do…

The Economist lëshon alarmin: Nëse BE nuk integron Shqipërinë, ata do…

393
0

Komisioni Europian nis sot muajin e politikave intensive për të ardhmen e grupit që përbëhet nga Serbia, Shqipëria, Bosnjë Hercegovina, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. “The Economist” në lajmin e sotëm shkruan se një dokument strategjik synon të ringjallë proceset e tyre të pranimit në BE, përgjithësisht të bllokuar. Jean-Claude Juncker, kryetari i komisionit evropian, do t’i vizitojë këto vende. Në maj, udhëheqësit e rajonit do të takohen me liderë nga të gjitha vendet e BE, që do të ndiqet nga një samit në Londër në korrik. Megjithatë, sa i përket reformave të domosdoshme për pranimin, këto shtete kanë mbetur në vendnumëro. Në Ballkan tani shumë besojnë se ata kurrë nuk do të bashkohen dhe shumë armiqësi i presin në BE. Komisioni shpreson se gjithë ky aktivitet do të rinovojë procesin. Nëse jo, rajoni nuk do të dështojë për të gjetur miq. Rusia, Turqia, Kina, Arabët e Gjirit dhe islamikët radikalë kanë të gjitha interesat e tyre dhe për vite me radhë kanë investuar në çdo gjë, nga pasuria në zemrat dhe mendjet.