Tërmeti, ‘Daily Mail’ shkruan për solidarizimin e Rita Orës dhe Bebe Rexhës,...

Tërmeti, ‘Daily Mail’ shkruan për solidarizimin e Rita Orës dhe Bebe Rexhës, kujton origjinën e tyre shqiptare

413
0

Prestigjozja britanike ‘Daily Mail’ i ka dedikuar një artikull solidaritetit dhe ndihmave që dy këngëtaret e shqiptare me famë botërore, Rita Ora e Bebe Rexha, kanë ndërmarrë për të prekurit nga tërmeti 6.4 ballë në Shqipëri, i cili la pas shumë viktima.

‘Rita dhe Bebe, me prindër shqiptarë, u shfaqen të merakosura në Instagram, duke u drejtuar mesazhe të prekurve nga tërmeti, si dhe i lutën ndjekësit e tyre të dhurojnë para për fushatat që ato iniciuan në ndihmë të Shqipërisë’, thuhet në artikullin e ‘Daily Mail’.

Britanikja ka shtuar se në kuadër të kësaj nisme, Rita Ora ka zgjedhur të rindërtojë një shtëpi në Tiranë, ndërsa Bebe Rexha do të udhëtojë për në Shqipëri për të ndihmuar nga afër të prekurit e tërmeteve që edhe ndihma e saj të shkojë atje ku duhet.