Gazetarja Anila Ahmataj dhe regjisori emisionit Autokton , Ardit Zotaj organizojnë aktivitetin historik-kulturor për promovimin e katër figurave patriotike, në Vlorë në dt 24.12.2023
“Të Shkundim Pluhurin e Harresës”!
Është ky slogani që ndjek shpesh aktivitetet e gazetares Anila Ahmataj Aktivitet historiko-kulturor i cili do të zhvillohet në dt 24.12.2023 të Dielën ora 16:00 në ambientet e Hotel Partner, Vlorë.
Statusi i plotë i gazetares
Të #Shkundim #pluhurin #e #Harresës
Është ky slogani që do na ndjeki gjatë, çdo festë kombëtare, çdo fundvit!
Ata dhanë gjithçka!
Disa falën edhe jetën!
Pati nga ata që dhanë dëshmor!
Të tjerë ndërruan jetë me penë e laps!
Po sot!?
Çfarë po ndodh?
Disa i fshinë me dashje apo pa dashje dhe i hodhën në humnerën e harresës…
Ftoj të bashkohen gjithë ata/ato që kanë respekt dhe dashuri për paraardhësit, për gjyshrit për gjakun e të parëve, për frymën e përcjellë ndër vite të tyre…
E nisëm nga 1857-ta….
Promovojmë katër figura të mëdha me veprimtari patëriotike dhe artistike!
1.KLERIKU MARKO MOÇKA
2.PATERIOTIN AHMET DURMISH XHAFAJ
3.RAPSODIN SELIM HASANI
4.POETI NERTESI ASLLANI
DT.24.12.2023 ORA 16:00 SALLA HOTEL PARTNER VLORE
Faleminderit #Hotel #Partner dhe gjithë bizneset private që kanë qenë bashkëpuntorët e mi për çdo aktivitet ndër vite🙏🙏