“Tani do bëj tifo për Shqipërinë”, Zielinski: Uroj që shqiptarët të fitojnë...

“Tani do bëj tifo për Shqipërinë”, Zielinski: Uroj që shqiptarët të fitojnë ndaj Çekisë

291
0

Shqipëria mposhti 2-0 Poloninë dhe tashmë afër Euro2024, ndërsa polakëve tashmë u duhet mrekulli për kualifikimin. Mesfushori i njohur i kombëtares polake dhe i Napolit, Piotr Zielinski, ka komentuar sfidën dhe i ka dhënë meritë të madhe Shqipërisë.

“Shqipëria ka reaguar kur u anulua goli ynë. Ata besuan se mund të arrinin një rezultat të mirë. Shqiptarët treguan luftë, ambicie, gatishmëri për të fituar këtë ndeshje. Ne nuk e kishim atë. Nëse nuk do të kishim të njëjtin nivel lufte dhe përkushtimi si shqiptarët, nuk mund të fitonim. Tani duhet të fitojmë të tre ndeshjet dhe të shpresojmë se Shqipëria do të fitojë edhe kundër Çekisë”, tha mesfushori polak.Mediat polake kundër Santos – Para ndeshjes kundër Shqipërisë, Fernando Santos dukej “i bezdisur” , pa dëshirë për të drejtuar kombëtaren e tij. Qëndrimi i trajnerit portugez në konferencë ishte tepër i rëndë për të gjithë tifozët polakë dhe sigurisht nuk u ka pëlqyer aspak.

Media polake “Sport.pl” shkruan se ata gjithashtu ndihen të bezdisur dhe pa dëshrë kur shikonë një tjetër paraqitje të turpshme të kombëtares së tyre. Gjithashtu as lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës nuk besojnë më te Santos.“Djemve gjatë stërvitjes nuk mund t’u mohohet angazhimi. Por më pas në fushë duket ose shumë keq, ose e tmerrshme. A shoh ndonjë pikë përmirësimi për situatën? Jo”, – tha Szczesny pas humbjes ndaj Shqipërisë.

“Mendoj se është koha për të filluar një kapitull të ri”, tha Lewandowski, i cli shmangu përgjigjen në pyetjen për të ardhmen e Fernando Santos. Mediat polake besojnë se pas këtyre deklaratave, është e vështirë të mendohet se Sandos do të qëndrojë në krye të skuadrës. Është e vështirë ta imagjinojnë se Kulesza nuk do ta shkarkonte portugezin pas këtyre paraqitjeve dhe deklaratave.